Publikohet video e rrallë, Rita Ora flet shqip me një fëmijë

Mediale Vip

Publikohet video e rrallë, Rita Ora flet shqip me një fëmijë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 06:58
Rita Ora

Të gjitha vajzat shqiptare, që janë bërë të njohura në mbarë botën kanë treguar gjithmonë se janë mjaft krenare me origjinën e tyre.

Megjithatë, duke qenë se ato janë rritur e janë lindur në Mbretërinë e Bashkuar ose në SHBA, rrallë ka ndodhur që t’i dëgjojmë të flasin shqip.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ato nuk e njohin mirë gjuhën e tyre dhe këtë gjë Rita Ora e ka vërtetuar me një video të publikuar së fundmi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rita talking Albanian with kids is my new fav thing in this world @ritaora

A post shared by @ ritaorabelgium on

Këngëtarja ka ripostuar në ‘Instagram’ një video të publikuar nga fansat e saj, në të cilën Rita shihet duke komunikuar shqip me një djalë të vogël.

Përkrah imazheve fansat e saj kanë shkruar: “Rita duke folur shqip me fëmijët shqiptarë është gjëja ime e preferuar në këtë botë”.

Image

Siç duket këngëtares i ka pëlqyer shumë ky klip i shkurtër, ndaj nuk është menduar ta ndajë me ndjekësit e saj dhe të tregojë se ajo do e përfaqësojë gjithmonë Shqipërinë.

Rita Ora e ka vizituar shpeshherë vendlindjen e saj dhe madje ka kontribuar në zhvillimin e mirëqenien e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat