Ylli i televizionit dhe i mediave sociale, Kim Kardashian ka disa ditë që ka lajmëruar publikun se vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e tipit ‘Psoriasis’ e cila i ka shkaktuar asaj shenja nëpër fytyrë e trup.
‘Psoirasis’ është një sëmundje e lidhur me imunitetin që shfaq shenja të skuqjes në pjesë të ndryshme të trupit, duke prekur zakonisht bërrylat, gjunjët, ose kokën.
E këtë po e vuan edhe Kim Kardashian, e cila po i përjeton mjaft rëndë shenjat e kësaj sëmundje.
Së fundmi janë shpërndarë fotografi ku shihet se ajo ka pasur pasoja nga kjo sëmundje.
Por si duket Kim po i kushton vëmendje të madhe fytyrës dhe trupit me produkte të ndryshme që të mos vërehen shenjat e sëmundjes në paraqitjet e saj publike.