Arbana Osmani dështon në hapjen e shampanjës, kolegët e saj nuk mbajnë dot të qeshurën

Mediale Vip

Arbana Osmani dështon në hapjen e shampanjës, kolegët e saj nuk mbajnë dot të qeshurën

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:03
Arbana Osmani

Bes Kallaku duket se e ka kthyer në një sfidë jo vetëm në ‘Instagram’, por edhe mes kolegëve të tij, hapjen e shampanjave. Aktori i humorit ka publikuar shpesh video duke hapur shampanja me thikë apo dhe tenxhere dhe “stilin” e tij ka filluar t’ua mësojë edhe miqve. Megjithatë jo të gjithë duket se e kalojnë provën me sukses dhe një ndër to është edhe Arbana Osmani. Mbrëmjen e djeshme Besi së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur si Xhensila Myrtezaj, Kristian Prenga e Arbana Osmani kanë qenë të pranishëm në Firence. Ata kanë vendosur që mbrëmjen ta kalojnë në barin e njohur të shampanjave, “Pana amore e fantasia”. Arbana ka tentuar të hapë një shampanjë me thikë dhe pavarësisht se Besi ja ka mësuar metodën ajo nuk ja ka arritur qëllimit.

Moderatorja ka thyer shishen e shampanjës dhe të gjithë e kanë kaluar këtë situatë duke qeshur. “Duket kush nuk është mësuar të hapë shampanja”, ka shkruar Arbana në një video të publikuar në ‘Instagram’.

Mesa duket moderatorja nuk konsumon shpesh shampanjë, ose nuk ka pasur mundësinë të provojë të hapë vetë një të tillë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat