Si rrallëherë në një intervistë, Rezarta Shkurta zbulon çdo sekret në emisionin e Jonida Shehut

Mediale Vip

Si rrallëherë në një intervistë, Rezarta Shkurta zbulon çdo sekret në emisionin e Jonida Shehut

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:04
Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta shfaqet shumë rrallë në intervista televizive dhe kjo duket se është një zgjedhje e saj personale.

Megjithatë së fundmi ajo ka vendosur të pranojë një ftesë e të shfaqet në një emision televiziv.

Ditën e sotme Rezarta ka zbuluar se mbrëmjen e së mërkurës do të jetë një ndër të ftuarat speciale të emisionit “Soiree”, që drejtohet nga Jonida Shehu.

Dy vite më parë në të gjithë mediat u tha se Shkurta u bë shkak për largimin e Shehut nga emisioni “Pasdite në Top Channel” dhe nga vetë televizioni, por duket se tashmë e gjithë ngjarja është harruar.

Rezarta ka publikuar një pjesë nga ajo çfarë do të shfaqet në ekran mbrëmjen e së mërkurës dhe ka treguar se në “Soiree” do të zbulojë çdo sekret.

“I nxorra të gjitha për sekretet e kam fjalën. Një ëndërr e imja është bërë realitet, kush e gjen për çfarë e kam fjalën? Përndryshe do e zbuloni tek ‘Soiree’ me Jonida Shehun”, ka shkruar Rezarta në ‘Instagram’. Përveç artistes së njohur të ftuar të tjerë do të jenë Arbër Çepani, Mariza Ikonomi, Alfio Rrotani, Skerdi Faria etj. Tashmë na mbetet të presim të mërkurën për të zbuluar ëndrrën e Rezartës, rrëfimet e personazheve të tjerë dhe se çfarë ka rezervuar ‘Soiree’ për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat