Pasi u tha se ka nisur lidhje me një femër, reagon “Paloma”

Mediale Vip

Pasi u tha se ka nisur lidhje me një femër, reagon “Paloma”

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 13:15
Silvia Navarro

Pak ditë më parë në aktorja e njohur meksikane, Silvia Navarro e njohur në Shqipëri si “Paloma” e filmit “Kur ti të jesh e imja”, tregoi se ishte e dashuruar me një femër. Ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto me një vajzë të quajtur Kar Fenton dhe përkrah saj shkruajti: “Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi”. Menjëherë pas këtij postimi fansat nisën të përgëzonin aktoren për lidhjen e re dhe të tjerë nuk kanë nguruar ta kritikojnë publikisht. Por mesa duket mes Silvias dhe Kar nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Aktorja meksikane ka treguar se vajza në fjalë është një mike e saj dhe i ka kërkuar falje për skandalin e përhapur.

“Është shoqja ime, jo e dashura ime… por e dua. Kar të kërkoj falje për skandalin. Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur në jetë”, ka shkruar Silvia në një postim. Aktorja e njohur si “Paloma” është nënë e një djali, i cili ka ardhur në jetë nga lidhja e saj me Gerardo Casanova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat