Pas Lori Hoxhës, edhe Kiara Tito flet për problemet me ankthin - Bota Sot
Pas Lori Hoxhës, edhe Kiara Tito flet për problemet me ankthin

Mediale Vip

Pas Lori Hoxhës, edhe Kiara Tito flet për problemet me ankthin

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:15
Kiara Tito

Kiara Titon tani e tutje keni mundësinë ta ndiqni edhe në Youtube. Blogerja ka hapur një kanal në Youtube, ku me anë të vlogeve dhe tutorialeve do të keni mundësinë ta njihni më mirë. Videoja e parë që Kiara ka zgjedhur të bëjë është një seri “pyetje –përgjigjesh”. Ajo ka zgjedhur pyetjet më pikante që ndjekësit i kanë bërë dhe iu përgjigj të gjithave. Mes tyre ajo foli edhe për problemet me ankthin, i cili kohët e sotme prek një pjesë të madhe të njerëzve. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë folur hapur për këtë problem, për t’u treguar të gjithëve se është diçka normale dhe prek këdo. Të fundit kanë qenë Lori dhe Sara Hoxha që kanë treguar problemet me ankthin dhe mënyrën si janë përballur me të. Tani është radha e Kiarës të tregojë eksperiencën e saj.

“Të them të drejtën kam kaluar një periudhë shumë të vështirë, mendoj se ishin shenjat e para të ankthit. Duke qenë se kam qenë shumë e stresuar nga provimet, kisha një mal me provime për të bërë dhe më duhej të mësoja në një periudhë shumë të shkurtër, më kapi stresi dhe vendi i vetëm ku ndihesha e sigurt ishte shtëpia. Kështu që, për një periudhë kohe nuk dilja nga shtëpia. Vetëm rrija, shihja televizor, studioja... kisha një jetë pak më të qetë. Por e kalova, falë Zotit! Mendoj se të gjithë njerëzit e kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre. Secili nga ne e kalon ankthin në mënyra të ndryshme”, -ka rrëfyer Kiara.

Ajo folur edhe për martesën, të cilën e mendon, ashtu si të gjitha vajzat, por jo në planet e afërta. Kiara është shprehur se dëshiron të martohet pas 10 vitesh, në një moment që të ndihet e plotësuar nga ana e karrierës. Ndërsa pyetjes nëse është apo jo në një lidhje, Kiara i është përgjigjur me “jo”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...