Drake dëshiron ta bëjë tatuazh portretin e Celine Dion, reagon këngëtarja

Mediale Vip

Drake dëshiron ta bëjë tatuazh portretin e Celine Dion, reagon këngëtarja

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:29
Drake, Celine Dion

Celine Dion nuk dëshiron që Drake a bëjë tatuazh fytyrën e saj në trupin e tij.

Drake, vetëm se e do, nuk do të thotë që Celine Dion dëshiron ta ketë portretin e saj në turpin tënd, shkruan CNN.

Këngëtarja i ka kërkuar shokut të saj kanadez që të mos bëjë tatuazh portretin e saj.

“Ju lutem, Drake, ju dua shumë”, tha Dion gjatë një interviste me iHeartRadio Canada. “A mund t’ju them diçka? Mos e bëni atë”.

Drake është i njohur për bërjen tatuazh të figurave influencuese në muzikë dhe muzave të tij.

Reperi ka dy tatuazhe të këngëtares Sade dhe ka shprehur dëshirën për të shtuar Dion në koleksionin e tatuazheve të tij.

“Mund të më shkruani letra dashurie. Mund të më dërgoni autografe për fëmijët e mi. Mund të vini të vizitoni. Unë mund t’ju bëj drekë ose darkë në shtëpi. Mund të shkojmë për të pirë. Ne mund të këndojmë së bashku. Çfarë doni të bëni. Mund të flasim me nënën tuaj”, shtoi ajo.

Arsyetimi i këngëtares është se ajo nuk mendon se fytyra e saj do të plaket mirë në trupin e Drake me kalimin e kohës.

“Me kalimin e kohës bëheni më të vjetër, edhe ju – kur të vijë koha, fytyra ime do të zgjatet më shumë dhe nuk do të duket bukur”, tha ajo. “Ju lutemi mos bëni atë tatuazh. Nëse e bëni këtë, thjesht bëni një të rremë”, përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat