Djali i modeles së famshme vishet me fustan dhe nuk "i plas" për bullizmin

Mediale Vip

Djali i modeles së famshme vishet me fustan dhe nuk "i plas" për bullizmin

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:28
Megan Fox

Një prej modeleve më të bukura në botë ka folur në një intervistë për fëmijët e saj. Bëhet fjalë për Megan Fox, e cila nuk iu shmang pyetjeve rreth djalit Noah dhe dëshirës së tij për të veshur fustane.

"Ai stilon, i vizaton veshjet. Ai është shumë i talentuar, por është vetëm 6 vjec. E pëlqen vërtetë modën. Ndonjëherë, ai vishet vetë dhe ka raste që pëlqen të veshë fustane. Dhe unë jam shumë liberale me të. Por këtu në Kaliforni, ai përballet me djem që thonë: 'Djemtë nuk veshin fustane', ose 'Djemtë nuk vishen me rozë'", tha modelja për "The Talk". 

Megan dhe bashkëshorti i saj janë përpjekur që ti rrisin vetëbesimin fëmijëve dhe ti mësojnë që të mos bien pre e bullizmit. Mund të themi se ia kanë dalë me sukses.

"Kur ai vjen në shtëpi, e pyes, 'Si shkoi? A të thanë ndonjë fjalë miqtë në shkollë?' dhe ai më përgjigjet, 'Mirë, të gjithë djemtë qeshën kur hyra në klasë por nuk më intereson. Më pëlqejnë shumë fustanet", vijoi Megan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat