Si ia dha lajmin bashkëshortit dhe arriti t’ja fsheh kolegeve; Brunilda Lahe rrëfen emocionet e shtatzënisë

Mediale Vip

Si ia dha lajmin bashkëshortit dhe arriti t’ja fsheh kolegeve; Brunilda Lahe rrëfen emocionet e shtatzënisë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:24
Gazetarja Brunilda Lahe

Gazetarja Brunilda Lahe ishte e ftuara e kësaj të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Lahe ndau me publikun e gjerë emocionet dhe përjetimet e saj të pritjes së ëmbël dhe të shumë dëshiruar prej kohësh.

Moderatorja tregoi se kishte nisur këshillimin mjekësor për shkak se dëshironte një fëmijë dhe tregoi në studio edhe momentin e parë kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë. “Të lutem sigurohu”, i ka thënë Lahe mjekes pasi iu duk e pabesueshme dhe kërkonte të ishte e sigurtë se në jetën e saj po vinte një bebush.

“Kur një nënë dëgjon rrahjet e zemrës së bebes kupton rëndësinë e një jete që po zhvillohet brenda saj. Unë në fillim të muajit Janar vendosa të marr këshillim mjekësor sepse ishim në pritje, kur shkova mjekia ime më tha: “Bruna je shtatzënë”. Unë iu drejtova duke i thënë: “Të lutem sigurohu”. Ishte një emocion shumë i madh”.

Lajmin e gëzuar Brunilda e ndau fillisht me bashkëshortin, përmes një telefonatë ku e tradhëtoi edhe zëri për shkak të lumturisë së atij momenti. “Personi me të cilin e ndava lajmin ishte bashkëshorti. Ishte një emocion i veçantë kur pashë ekon e parë, në një moment u shfaq dora e saj dhe unë u emocionova shumë sepse mu duk sikur më përshëndeti. Që në momentin që ndjeva rrahjet e zëmrës së saj ndryshoi diçka thelbësisht në jetën time. Kam ndryshuar në marrëdhënie me njerëzit, këtë gjë unë nuk e kuptoj, por mikeshat e mia ma venë në dukje këtë”, tregoi moderatorja.

Ndonëse vendosi të tërhiqej nga ekrani për të shijuar muajt e ëmbël larg stresit të punës dhe angazhimeve të karrierës, Brunildës iu desh që në 3 muajt e parë të ishte ende nën prezantimin e emisionit të saj “My Living”. Mes sikleteve të zakonshme të javëve të parë, ajo ia doli ta fsheh lajmin nga kolegët e saj dhe e kujton kështu atë periudhë:

“Muajt e parë kanë shkuar mirë në përgjithësi. Unë nuk dua të ankohem sepse kjo është një shtatzëni e dëshiruar. Tre muajt e parë kam pasur gjendje të fikti për shkak të tensionit të ulët, por e kam mbajtur veten mirë dhe kolegët e mi me të cilët punoja me orare të zgjatura nuk kuptuan asgjë. Zgjodha që deri afër fundit të muajit të tretë të mos e ndaja lajmin”, tha Lahe.

Brunilda Lahe dhe bashkëshorti i saj jetojnë një histori dashurie gati 13 vjeçare dhe së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Gjinia e bebushes duket se ka gëzuar jo vetëm mamin në pritje por edhe bashkëshortin e saj. “Jam në muajin e gjashtë. Do të jetë vajzë. Unë dhe bashkëshorti im u lumturuam pa masë kur mësuam se do të ishte vajzë. Gjithmonë kam dashur vajzë fëmijën e parë, por nuk e dija që bashkëshorti do të ishte kaq i lumtur kur do të mësonte këtë lajm. Në familje ne kemi vetëm një mbesë dhe unë mendoja se mund të jem një mami që mund të rris një vajzë. Nuk di si është të rrisësh një djalë. Megjithatë e rëndësishme është të vijë një fëmijë i shëndetshëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat