Olipmia Smalaj: Fama nuk ishte synim im, isha e papërgatitur

Mediale Vip

Olipmia Smalaj: Fama nuk ishte synim im, isha e papërgatitur

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:45
Olipmia Smalaj

Rokerja Olipmia Smalaj u bë e famshme në emisionin 'Xing' si këngëtare.

E ftuar në emisionin 'Ditë e Re', ajo tha se fama nuk ishte një nga synimet e saj kur pranoi ofertën për të punuar në televizion.

Olipmia Smalaj: Fama nuk ishte një nga synimet e mia. E nisa si punë. Në ato momente kur mu bë oferta ishte e lirë dhe thashë pse jo një punë në televizion. Pastaj e pashë që ishte diçka tjetër, vinin njerëz mbrapa, komente dhe nuk isha shumë e përgatitur për këtë pjesë. E dija, por kur e provon vetë është ndryshe. Është shumë më ndryshe se sa kur e sheh nga jashtë. Por u ambientova.

Kelvi Kadilli: U bëre shumë e njohur për faktin që jo vetëm këndon por je edhe shumë simpatike. Të ka ndihmuar ky detaj për të ecur përpara në karrierën tënde muzikore?

Olipmia Smalaj: Po faktikisht, nuk është se nuk e ka bërë këtë gjë. Por kam ardhur me backround ndryshe, me grupe rroku, underground dhe tani është diçka e re për mua pjesa e njohjes dhe që duhet të ambientohem me këtë gjë. Por mendoj të nis karrierë solo, është pak problem për mua sepse duhet të gjej diçka që më përfaqëson mua dhe të eksperimentoj pak. Normalisht televizioni ka ndikuar mirë në çdo aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat