E mbajnë të fshehtë, zbulohet gjinia e fëmijës së çiftit të njohur

Mediale Vip

E mbajnë të fshehtë, zbulohet gjinia e fëmijës së çiftit të njohur

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:07
Skerdi Ago dhe partnerja e tij, gazetarja Vesa Rama

Një tjetër bebe me prindër të njohur pritet të vijë në jetë këtë vit. Këngëtari Skerdi Ago dhe partnerja e tij, gazetarja Vesa Rama janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Dyshja e showbiz-it shqiptar ndan me fansat momente nga përditshmëria e tyre dhe se si po i shijojnë këto ditë që Vesa është shtatzënë, ndërsa kanë zgjedhur që të mos e zbulojnë ende gjininë e fëmijës.

Por duket se ‘sekreti’ ka dalë. Sipas burimeve të ‘xing.al’, Skerdi dhe Vesa janë në pritje të një djali, lajm ky që i ka lumturuar së tepërmi.

Sa i përket emrit të fëmijës, sipas një serie pyetjesh që këngëtari ka realizuar pak orë më parë në Instagaram, ata ende nuk kanë vendosur se si do ta quajnë bebushin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat