Bebe Rexha pozon pa makijazh e sapo zgjuar nga gjumi, nuk heziton t’i tregojë qukat e fytyrës

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon pa makijazh e sapo zgjuar nga gjumi, nuk heziton t’i tregojë qukat e fytyrës

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:38
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi u zëri i kolonës zanore të filmit që po pritet me padurim, “Maleficent 2”.

“You Can’t Stop the Girl” titullohet kjo këngë, e cila është pritur shumë mirë nga fansat dhe ka marrë komente pozitive.

Ajo ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të tregojë se si duket ajo në një ditë të zakonshme.

Së fundmi, Rexha, ka publikuar një fotografi në Facebook, ku është shfaqur në shtrat e sapo zgjuar nga gjumi.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, këngëtarja ka shkruar “Freckles”, referuar qukave që ka në fytyrë.

Me këtë, artistja me prejardhje nga Dibra, ka dashur të tregojë se nuk e ka problem që të tregojë defektet e saj, dhe shpesh e bën këtë duke publikuar imazhe pa makijazh dhe ‘photoshop’, në tentim për të treguar linjat e saj të vërteta trupore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat