6 vite martesë me balerinin, ja dedikimi i ëmbël i Belen Rodriguez

Mediale Vip

6 vite martesë me balerinin, ja dedikimi i ëmbël i Belen Rodriguez

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:46
Prezantuesja Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino

Prezantuesja Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino kanë patur deri para pak kohësh një marrëdhënie mjaft të komplikuar. Mirëpo, çifti ka festuar këto ditë 6-vjetorin e martesës dhe Belen përmes disa fotove në “Instagram” nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin si dashurinë e madhe të jetës së saj.

“Ti që më bën të lumtur, ti që më mërzit, ti që e bën zemrën time të lëvizë, ti që je pasion, ti që je adrenalinë, siguri, pasiguri, brishtësi. Ti që je aventurë dhe dëshirë. Ti që je bota e pazbuluar, ti që je vendi im i lumturisë. Të dua, gëzuar përvjetorin jeta ime”-ka shkruar Belen krahas fotove të realizuara ndër vite.

Belen dhe Stefano janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Santiago.

 

Ata u lidhën në martesë në vitin 2013 dhe më pas u ndanë. Por, me ç’kuptohet, dyshja është bashkuar dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat