Cara Delevingne: Harvey Weinstein më detyroi t’i puthja aktoret e tjera para tij

Mediale Vip

Cara Delevingne: Harvey Weinstein më detyroi t’i puthja aktoret e tjera para tij

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:38
Cara Delevingne

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka luftuar me depresionin që në vitet e saj të adoleshencës dhe shpesh është përballur me etiketime duke pasur parasysh seksualitetin e saj.

Përveç kësaj, Delevingne kohët e fundit e pranoi se producenti Harvey Weinstein, i cili është akuzuar për përdhunim dhe krime seksuale, i tha asaj që kurrë nuk do të kishte sukses në industrinë e filmit si lezbike.

Dy vjet më parë, ajo gjithashtu pretendoi se ai u përpoq ta bindte atë që ta puthte një aktore tjetër para tij, dhe kur ajo filloi të vinte në audicione për filma, ai ia numëroi asaj disa emra të femrave të famshme, disa prej të cilave ishin shoqe të saj, dhe e pyeti nëse kishte fjetur me to.

"Asnjëherë më parë nuk kam lejuar që dikush të më frikësojë se do të më braktisë. Kurrë nuk u kam besuar plotësisht njerëzve dhe as nuk jam ndjerë e denjë për këtë dhe gjithmonë i kam larguar ata nga vetja", tha Delevingne.

Cara për katër vjet ishte në lidhje me një mashkull, dhe kur ai e braktisi, ajo ishte në lidhje me shokun e tij më të mirë.

"Meshkujt më kanë lënduar vazhdimisht, por kjo nuk është arsyeja pse u bëra gay", tha Cara, e cila tani është e martuar me aktoren Ashley Benson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat