Rrëfimi i Jonathan Van Ness – është HIV pozitiv, ka qenë i varur nga droga dhe është keqtrajtuar në shkollë

Mediale Vip

Rrëfimi i Jonathan Van Ness – është HIV pozitiv, ka qenë i varur nga droga dhe është keqtrajtuar në shkollë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:50
Jonathan Van Ness

Aktori i serialit të popullarizuar “Queer Eye”, Jonathan Van Ness, në librin e tij “Over the Top”, ka bërë të ditur se është HIV pozitiv.

Në libër, ai flet për periudhat e vështira, ndërsa në të njëjtën kohë, i ka plotësuar me humor dhe argëtim.

Pos diagnostikimit me HIV pozitiv, aktori ka shkruar edhe për abuzimin me droga që mes tjerash, ia kanë rrënuar edhe shëndetin.

Van Ness, i cili njihet për dëshirën e tij për t’u veshur me rroba femrash, ka rrëfyer se ishte përpjekur maksimalisht që t’ia fshihte botës “identitetin e tij femëror”.

Në shkollë të mesme e kishin keqtrajtuar bashkëmoshatarët, duke qenë se ishte “mashkulli i parë që bënte rolin e nxitëses së tifozëve”.

Pas shkuarjes në universitet në Arizona, kishte filluar të përdorte kokainë dhe të punonte si eskortë. Në ndërkohë, vartësia e tij ishte rritur dhe filloi të merrte edhe metamfetaminë.

Para shtatë vitesh e kishte humbur vetëdijen në dhomën ku punonte dhe duke menduar se kishte grip, kishte shkuar te mjeku, ku u diagnostikua HIV pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat