Chris Brown i shpreh dashurinë Rihanna-s para të gjithëve, por përfundon duke u bërë meme

Mediale Vip

Chris Brown i shpreh dashurinë Rihanna-s para të gjithëve, por përfundon duke u bërë meme

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 06:16
Chris Brown, Rihanna

Nëse dikush ju përmend Chris Brown-in dhe Rihanna-n në një fjali, me siguri mendja ju shkon te sherri i famshëm i shumë viteve më parë kur ata ishin në një lidhje. Pas asaj zënke famëkeqe, çifti u nda për të mos u bashkuar më kurrë, pavarësisht faljes dhe pendesës që Chris shfaqi për shumë kohë më pas. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ai nuk mund të heqë dorë nga Rihanna dhe nuk lë rast pa e “ngacmuar” publikisht.

Në një foto që këngatarja ka publikuar në Instagram, ku ka reklamuar linjën e saj të të brendshmeve “SavageXFenty”, Riri ka pozuar vetëm me të brendshme, e shtrirë përkrah një abazhuri. Dhe gjejeni pak çfarë ka shkruar Chris?

“Dua të jem abazhuri”, -ka shkruar ai duke shtuar edhe nënqeshje me anë të një emoji.

Kësaj radhe ishte kjo mënyra që ai zgjodhi të shprehte se dëshiron të jetë me Ririn, por ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përveçse të këngëtares. Komenti i Chris është shoqëruar me replika të shumta nga ndjekësit, ndërsa Rihanna nuk e ka marrë mundimin aspak t’i kthejë përgjigje.

Ka pasur edhe nga ata që janë tallur duke bërë humor me komentin e Brown. Një meme që po qarkullon në rrjet tregon një faqe Wikipedia të këngëtarit, përkrah të dhënave të të cilit, në vendin e punësimit shkruhet “abazhur”. Vetë këngëtari e ka marrë me humor këtë shaka duke e ripostuar në Instagramin e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat