Bashkëshorti i Rudina Dembacaj reagon për herë të parë pas zërave për ndarje

Mediale Vip

Bashkëshorti i Rudina Dembacaj reagon për herë të parë pas zërave për ndarje

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:15
Rudina Dembacaj dhe Aleksi

Gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë gjithnjë e më të shpeshtë zërat për një ndarje mes aktores Rudina Dembacaj dhe babait të vajzës së saj Aleksit.

U fol për tradhti në çift si motiv për ndarjen, por vetë aktorja nuk pranoi që të prononcohej.

Lidhur me këto zëra ka reaguar vetë Aleksi këtë të diel, me anë të një fotografie.

Ai ka publikuar një fotografi të Rudinës dhe vajzës së tyre Viktoria në këndin e lojërave,

të shoqëruar me dy zemra, duke konfirmuar kësisoj se familja është bashkë dhe nuk bëhet fjalë për ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat