Ka bërë sherr me Françeska Jaçen? Kejvina Kthella tragon arsyen se pse nuk flasin

Mediale Vip

Ka bërë sherr me Françeska Jaçen? Kejvina Kthella tragon arsyen se pse nuk flasin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:27
Françeska Jaçe dhe Kejvina Kthella

Pak kohë më parë u përfol se dy modelet seksi, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i zënkës së tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë. Por një gjë të tillë e hodhi poshtë Kejvina.

Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka sqaruar se me Françeskën nuk ka asnjë sherr. Ajo ka shtuar se kanë vendosur që të mos kenë më marrëdhënie.

“Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne keni dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”, ka shpjeguar ish-velina e “Xing me Ermalin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat