Milaim Zeka ‘çmendet’ pas Luana Vjollcës, ka disa fjalë për të

Mediale Vip

Milaim Zeka ‘çmendet’ pas Luana Vjollcës, ka disa fjalë për të

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:44
Luana Vjollca dhe Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, është takuar me këngëtaren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Luana Vjollcën. Me këtë rast, dyshja ka shkrepur një fotografi

Zeka e ka shpërndarë në Facebook foton me Luanën duke e shoqëruar me disa komplimente për të.  

“Vetëm Zoti ka ditë me falë kaq të mençme dhe të bukur”, ka shkruar Zeka.

Zeka kohë më parë ishte pyetur në një emision televiziv se a do të donte të kalonte një natë me këngëtaren Fjolla Morina apo me Luana Vjollcën, ku ishte përgjigjur se kjo e fundit është yll dhe se Zoti e ka pikturuar me kujdes.

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, ishte shprehur Zeka.

Kujtojmë se Luana para disa ditësh ka festuar ditëlindjen e saj të 28’të ku edhe ka publikuar këngën e saj më të re si dhuratë për fansat e saj që janë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat