Bebe Rexha do të sjellë këngë me reperin shqiptar

Mediale Vip

Bebe Rexha do të sjellë këngë me reperin shqiptar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:45
Bebe Rexha dhe Mc Kresha

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe reperi i njohur, Mc Kresha, pritet që të sjellin një bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Prive shkruan se kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

“Kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, shkruan media.

Ndërkohë kujtojmë se kënga e fundit e Mc Kreshës është bashkëpunimi me Art Abazin me titull “Enigmë”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe bashkëpunimin e suksesshëm me Taynën dhe Lyrical Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat