“Filluam projektet”, Aurela Gaçe tregon si është darka pranë vogëlushes së saj

Mediale Vip

“Filluam projektet”, Aurela Gaçe tregon si është darka pranë vogëlushes së saj

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:53
Aurela Gaçe

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit pamjen më të ëmbël të darkës. Ajo ka publikuar një foto të vajzës së vogël e cila duket se ka nisur të ngjyrosë në fletat e bardha. “Filluam projektet, mëngjarashja ime”, ka shkruar Gace krah fotos ku dallohet se vogëlushja shkruan me dorën e majtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

? filluam projektet? ( mèngjarashja ime?❤)

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Ndonëse Aurela zgjedh të publikojë më shpesh rreth projekteve në muzikë dhe angazhimeve në skenën shqiptare, duket se kësaj here nuk ka mundur t’i rezistojë një nga momenteve më të dashura në shtëpi. Menjëherë pas këtij postimi në llogarinë e Gaçes kanë mbërritur komente të ndryshme pozitive të cilat pohonin se vajza kishte talentin e saj.

Përpos këtij momenti kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Aurela mbajti koncertin recital në amfiteatrin e Tiranës, ku dhuroi shumë emocione dhe u duartrokit nga të gjithë ndjekësit që ndodheshin aty për të dëgjuar dhe ndjekur perfomancat unike të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat