“Përgjithmonë”, Afrona Dika zbulon pamje të tjera të papublikuara nga dasma me Bleron

Mediale Vip

“Përgjithmonë”, Afrona Dika zbulon pamje të tjera të papublikuara nga dasma me Bleron

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:54
Afrona Dika dhe Blero

Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan vetëm dy ditë më parë dashurinë e tyre në martesë. Çifti zgjodhi ta zhvillonte ceremoninë në Shëngjin, aty ku dhe ishin prezent personazhe të ndryshëm nga ‘showbiz-i’ shqiptar. Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij nuk ngurruan të publikojnë momente të ndryshme nga dasma, ku shfaqeshin më të lumtur se kurrë për këtë ditë speciale në jetën e tyre.

Ndërsa së fundmi ka qenë Afrona ajo e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale disa foto të papublikuara nga dasma. Në to shfaqet dyshja duke vallëzuar të qeshur krah njëri-tjetrit. “Përgjithmonë”, ka shkruar Dika krah postimit i cili ka marrë menjëherë komente të ndryshme nga fansat.

Edhe Blero ka publikuar momente të ndryshme nga ceremonia e tij duke mos e fshehur entuziazmin dhe lumturinë e tyre. Fill pas dasmës pritet që Afrona dhe Blero të nisen për muaj mjalti në ishujt Hawai, ashtu siç kanë zbuluar disa ditë më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat