Rudina Magjistari tregon tmerrin e tërmetit: Isha vetëm 2 km larg epiqendrës

Mediale Vip

Rudina Magjistari tregon tmerrin e tërmetit: Isha vetëm 2 km larg epiqendrës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:56
Rudina Magjistari

“Zoti ka mbajtur dorën, sepse na ka dashur…” Me siguri e keni dëgjuar të gjithë gjatë këtyre ditëve pas tmerrit që përjetuam pasditen e së shtunës. Dhjetëra e qindra lutje të tjera drejt forcës së mbinatyrshme, të cilën, pa dyshim, e duam më shumë në rast nevoje…

Tmerri i përjetuar gjatë ditës së shtunë ka qenë i ndryshëm për të gjithë njerëzit, ama jeta u kaloi njëlloj para syve. Edhe ata që ishin në shtëpi, edhe atë që ishin jashtë saj, në punë, në zyrë a kudo, përjetuan për disa sekonda frikë për jetën.

Vetëm dy ditë pas frikës së madhe dhe atyre të voglave që na shoqërojnë sa herë lëviz një gjë e vogël në kuzhinë, duket sikur ende nuk e kemi marrë veten plotësisht….

Për këtë arsye, edhe moderatorja dhe autorja e “Rudina” në Tv Klan, programin e sotëm ia kishte kushtuar situatës së fundit që krijoi tërmeti i së shtunës.

Me të ftuar në studio, Llambro Duni, Linda Kalemi, Teuta Doçi, Venera Xhillari dhe Rozeta Shahinaj, për të diskutuar për lëkundjet e fuqishme të tërmetit që prekën Shqipërinë në fundjavë, Rudina nuk mundi të linte mënjanë edhe ndjesitë e saj.

“Unë kam qenë fare pranë Kepit të Rodonit, isha jashtë, në tokë praktikisht. Ndryshe nga raste të tilla kur je jashtë dhe nuk e ndien, vetëm kur të thonë që ka rënë tërmet, këtë herë kam ndier tokën sikur notonte mbi ujë…”, – tha Rudina duke shpjeguar ndjesinë e tmerrshme të asaj dite.

“Vetëm 1-2 km larg detit, por ndjesia ishte shumë e frikshme. Pluskonte toka mbi ujë, ndoshta ngaqë ishte edhe zonë ranore…”, - shtoi më tej moderatorja.

Si për të gjithë, edhe për Rudinën, forca e natyrës është po ajo. E frikshme, e pamposhtur dhe aq e fuqishme sa na bind të gjithëve se para saj, jemi tepër të vegjël, të papërfillshëm…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat