Rita Ora bën thirrje që të ndihmohet Shqipëria pas tërmeteve

Mediale Vip

Rita Ora bën thirrje që të ndihmohet Shqipëria pas tërmeteve

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 17:50
Rita Ora

Pas tërmeteve që e goditën Shqipërinë, Rita Ora para miliona fansave ka bërë thirrje për ndihmë.

Shqipëria më 21 shtator dhe dy ditë më pas është përballur nga disa tërmete të njëpasnjëshme.

Këto termete kanë bërë që shumë persona të lëndohen si dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Përmes një postimi në Instagram, Rita ka bërë thirrje që përmes “UNICEF” të ndihmohet Shqipëria.

“Një termet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar @unicef, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, këngëtarja asnjëherë nuk ka hezituar të flasë me krenare për vendin nga vjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat