Ana Kabashi tregon detaje për këngën e re: U xhirua me telefon

Mediale Vip

Ana Kabashi tregon detaje për këngën e re: U xhirua me telefon

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:35
Ana Kabashi

Këngëtarja Ana Kabashi dje [hënë] ka publikuar projektin e saj të ri “Ami Lekt”.

Ana ka qenë e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, me ç’rast ka treguar detaje për këngën.

Ajo thotë se klipi në gjatësi prej tetë minutash është xhiruar i tëri me telefon.

Thotë se ideja e xhirimit të videoklipit me telefon është për t’iu treguar edhe artistëve tjerë se “paraja nuk është gjithçka” dhe se sipas saj edhe me telefon mund të bëhen gjëra shumë të mira vetëm nevojiten idetë.

Ana në këtë videoklip shoqërohet edhe nga dy performuese fantastike e të cilat janë shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Suedi.

Këngëtarja pas kësaj kënge premton një duet për të cilin thotë se shumë shpejt do të publikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat