Kate Middleton dhe Meghan Markle: rregullat e fshehta që ato duhet t’i ndjekin

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Meghan Markle: rregullat e fshehta që ato duhet t’i ndjekin

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 11:31
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Nga make-up-i i fytyrës, deri tek buzët dhe flokët, gratë në familjen mbretërore duhet të ndjekin udhëzime estetike shumë specifike

Kur bëhet fjalë për jetën e përditshme të anëtarëve të Familjes Mbretërore Angleze, është e rëndësishme të përmendim disa rregulla në lidhje me make-up-in dhe veshjen.

Ekzistenca e tyre nuk është suprizuese duke patur parasysh pamjet e kuruara deri në detaj që shfaqin Kate Middleton dhe Meghan Markle gjatë paraqitjeve në publik. Por cilat janë këto direktiva (zakonisht shumë pak të njohura)? Një nga më të rëndësishmet është një dëshirë specifike e Mbretëreshës Elizabeth, e cila do që të mos ekzagjerohet më make-up-in e vendosur në fytyrë.

Për të qenë më të saktë, duke theksuar se gratë e Familjes Mbretërore nuk përdorin konturimin. Nëse ato e përdorin atë, bëhet fjalë për diçka shumë të lehtë. Ky rregull make-up-i vlen edhe për dasma. Prandaj nuk është rastësi që, me rastin e martesave të tyre përkatëse, Kate dhe Meghan kanë përdorur shumë pak ton dhe penel sysh.

Revista Harper’s Bazaar e ka nënvizuar më tej këtë aspekt. Në një artikull të fundit saktësohet se, është normale të shihet Kate Middleton të përdorë tone sysh dhe të lyej vetullat për një festë në mbrëmje dhe sigurisht që nuk mund të përcaktohet si e rëndë lyerja e Dukeshës së Kembrixhit.

Rregullat që lidhen me lyerjen nuk ndalen me kaq, por përfshijnë edhe buzët. Në këtë rast, ndiqen udhëzimet të cilat i pëlqen shumë Mbretëresha Elizabeth, e cila prej shumë vitesh i qëndron besnike buzëkuqëve me ngjyrë të zbehtë. Për këtë arsye, siç përmendet gjithmonë nga Harper’s Bazaar, do të jetë shumë e vështirë të shihet Kate ose Meghan me një buzëkuq të kuq. Në parim, të shkosh përtej ngjyrave si nude ose rozë do të thotë të thyesh rregullat e protokollit.

Kur bëhet fjalë për rregullat estetike që duhet të ndjekin anëtarët e familjes mbretërore angleze, padyshim që është e rëndësishme të përmenden flokët, të cilët duhet të jenë sa më të pastër dhe të butë.

Përsa u përket thonjve ata duhet të mbahen të shkurtër, të pastër dhe të lyhen me tone natyre. Në lidhje me këtë pikë nëse po mendoni për ngjyrën e errët të vendosur gjatë një eventi  vitin e kaluar – Meghan Markle theu protokollin, madje këtë gjë e ka bërë edhe disa herë të tjera kur është fotografuar me flokët e mbledhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat