Anduena Tahiri tregon detajet për festivalin ndërkombëtar në Ferizaj 

Mediale Vip

Anduena Tahiri tregon detajet për festivalin ndërkombëtar në Ferizaj 

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:52
Anduena Tahiri

Drejtoresha e “A-mol”,  Anduena Tahiri, njëherësh këngëtare e mirënjohur, konfirmoi se përgatitjet po shkojnë sipas plan-programit për festivalin ndërkombëtar “A-mol”. “Janë gjithsej 60 garues të cilët do të interpretojnë live.

Image

Përveç Kosovës kemi garues nga Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Anglia, Rumania, Turqia dhe Portugalia”, tregon Anduena për gazetën kombëtare “Bota sot”. Festivali fillon me 10 tetor dhe përfundon me 14 tetor. “Në këtë festival ndahen çmime për secilën kategori, kategoritë janë në grup mosha të caktuara, kategorinë e kam nda pikërisht në shkronjat e emrit ‘A-mol’. Domethënë Kategoria A, M, O dhe M. Çmimet do të ndahen: çmimi i parë, i dytë, i tretë, përformanca më e mirë dhe interpretimi më i mirë.

Po ashtu çmimi Grand Prix ku përveç trofeut nga ‘A-mol’ do të shpërblehet edhe më të holla në vlerë 500 euro. Festivali ka karakter garues, qëllimi i këtij festivali është që të i mbështesim talentet e rinj ku ata me te talentuarit do te nderohen dhe me ftesa për ta përfaqësu shtetin e tyre Kosovën/Shqipërinë në festivalet Internacionale në botë.

Përveç kësaj për njërin nga talentet jemi kujdesur që të i realizojmë dhe një këngë gratis së bashku me kompozitorin e mirënjohur Ardian Kastrati nga Shkupi. Dhurata dhe surpriza kemi shumë por të cilat dua të mbetën surprizë”, tregon Anduena. Këta janë disa nga artistët pjesëmarrës të këtij edicioni: Nikol Azizaj (Shqipëria), Rim Vogelnik (Sllovenia), Nita Heta (Ferizaj), Ema Shtefelin (Sllovenia), Ines Guberiniq (Maqedonia e Veriut), Raimonda Joss (Zvicra) dhe Alisja Kaloshi (Shqipëria).

Anëtarët e Jurisë: Androsa Hajdari (Kosova); Sandi Vovic (Sllovenia), Avni Qahili (Maqedonia e Veriut); Edita Krasniqi (Britania e Madhe); Violeta Ibrahimi (Shqipëria), Claudio Bulete (Rumania), Hekuran Bllaca (Kosova), Angelina Shala (Gjermania) dhe Kushtrim Jakupi (Kosova).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat