“Çënar” pritet të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë Kosovë-Turqi

Mediale Vip

“Çënar” pritet të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë Kosovë-Turqi

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:53
Tolgahan Sayisman

(E plotësuar) - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) pritet së shpejti të konkretizojë disa nga projektet për të cilat ka arritur ujdi me Ministrinë e Kulturës në Turqi.

Kështu tha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, pas takimit që pati me një delegacion turk të kryesuar nga aktori Tolgahan Sayisman, i njohur si “Çënar”.

Në një konferencë për media, ministri Gashi, tha se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në të ardhmen.

Gashi tha se pret që aktori i njohur do të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë ndërmjet dy vendeve.

Gashi: Ka ardhur momenti që t’i konkretizojmë bashkëpunimin me aktorin Tolgahan

“Besoj fuqishëm se Tolgahan do të jetë një emër i njohur, por edhe një emër që do të kontribuojë në këtë bashkëpunim, duke pasur parasysh se para më pak se dy vjetësh e kemi nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës së Turqisë për bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, dhe tani ka ardhur momenti që t’i konkretizojmë disa nga projektet që mund t’i realizojmë në ditët dhe muajt në vazhdim”, tha ai.

E aktori me famë botërore, Tolgahan Sayisman, bëri të ditur se në Kosovë ka ardhur me ftesën e ministrit Gashi, për çka tha se ndjehet shumë i nderuar.

Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë, tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë.

Sayisman: Jam i nderuar me ftesën, pasi gjysmën e familjes e kam shqiptare

“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës, dhe ftesa që më është bërë që të vij këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, tha ai.

I pyetur nëse së shpejti mund të ketë ndonjë projekt konkret të përbashkët me aktorë nga Kosova, Tolgahan ka uruar që të ndodhë, por që nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

E duke qenë se bashkëshortja e tij është shqiptare, ai tha se po ndikon që të ketë raporte të mira me shqiptarët.

Sayisman: Almeda po ndikon të kem raporte edhe më të mira me shqiptarët

“Po, shumë”, pohoi ai.

Tolgahan Sayisman u lind më 17 dhjetor 1981, në Stamboll, Turqi. Gjatë viteve të shkollës së mesme, Tolgahan ishte përfshirë në sporte të tilla si futbolli, basketbolli. Gjithashtu, ai fitoi çmime në tenis dhe not. Për më tepër, ai iu bashkua disa aktivistëve shkollorë në lidhje me muzikën dhe aktrimin.

Sayisman filloi jetën e tij të modelimit kur ishte i ri. Për më tepër, ai fitoi Manhunt International 2005, mbajtur në Busan, Koreja e Jugut.

Rolet e hershme të besuara të Sayisman ishin në Esir Kalpler, Macolar dhe Dicle. Seriali televiziv Lale Devri ishte shfaqur  në Fox TV.

Ai ka marrë çmime dhe nominime të shumta për aktrimin e Cinar Ilgaz. Disa nga çmimet që fitoi janë ndërkombëtare Altin Cinar Basari Odülü, Kristal fare, aktori më i mirë i ri i Universitetit Kultur, aktori më i mirë televiziv magazinci.com, etj.

Ai luan edhe personazhin kryesor Yigit Kozanoglu në serinë e famshme televizive Asla Vazgecmem.

Kjo është arsyeja e vizitës së Almedës dhe Tolgahan në Kosovë

Çifti Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë ardhur për një vizitë 2-ditore në Kosovë.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman kanë arritur në Kosovë bashkë me djalin e tyre disa muajsh.

Ata janë ftuar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Kujtim Gashi.

E me të arritur çifti kanë mbajtur një konferencë nga zyra e ministrit, ku kanë zbuluar edhe arsyen e vizitës.

Ata janë ftuar nga ministri Gashi për të folur për disa projekte të mundshme filmike që mund të realizohen mes Kosovës dhe Turqisë.

Megjithëse nuk ka diçka konkrete, të dytë janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe ti bëjnë të dy konematografitë bashkë.

Madje, Tolgahan nuk e ka përjashtuar mundësinë që të aktrojë vet në ndonjë film shqiptaro-turk në një të ardhme të afërt.

Ata nga konferenca janë nisur për në qytetin e Prizrenit, ku do të bëjnë një vizitë të shkurtër.

Ndërsa, në Kosovë do të qëndrojnë dy ditë, pasi aktori duhet t’i kthehet punës për serialin e tij më të ri që po transmetohet në Turqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat