“Sikur t’u hiqej burrave fiksimi për b*thë e gjoks të theksuar”, Aurela Gaçe i përgjigjet fanses: Shko p*rdhu ti…

Mediale Vip

“Sikur t’u hiqej burrave fiksimi për b*thë e gjoks të theksuar”, Aurela Gaçe i përgjigjet fanses: Shko p*rdhu ti…

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:43
Aurela Gaçe

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka publikuar së fundmi në “Instagram”, videon sensibilizuese që ndërgjegjëson femrat të duan fizikun e tyre, pavarësisht formave trupore.

Teksa kjo video ka marrë me mijëra pëlqime dhe shumë komplimente për Aurelën që është një person publik i “thjeshtë dhe e bukur në çdo aspekt”, ka patur edhe ata që kanë dhënë mendimet e tyre rreth videos.


Një ndjekëse shprehet se do të ishte mirë që “meshkujve t’u hiqej fiksimi i bythëve e gjoksit të madh, e femrat nuk do të ishin kaq të fiksuara pas trupit të tyre”.

“Sikur t’i hiqet meshkujve ky fiksimi i bythëve dhe i nje gjoksi apo nje beli shumë të theksuar ..femrat s’do ishin aq të fiksuara që t’i arrinin patjeter këto ..por meshkujt i shikojnë këto forma trupore dhe nuk shikojnë shpirtin apo mirësinë që depërton nga një femër”, ka shkruar një ndjekëse në postimin e këngëtares.

Aurela e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i përgjigjet. Ajo madje e këshillon fansen se si të sillet kur dikush i thotë se si duhet të jetë.

“Sikur të kishte vajza që t’u thoshin këtyre çunave “shko pirdhu ti ke fiksimet e tua”  e ta shikoje ti ,a do të ishte më e lehtë a jo. Pse ti mendon se ne jetë s’kemi hasur djem të tillë? Përgjigjen time e do? Rritu vetë një herë e pastaj flasim bashkë. Besoj e kuptove. Edhe ne jetuam të lumtur secili ne punë të vet. Pffff, mua të më tregojë një mashkull se si duhet të jem? Po arriti aty puna, atëherë vajza duhet ta kuptojë se ai e sheh vetem si material të jashtëm, aspak nga brënda. E nëse vajzave u intereson të mos i shohin nga brenda, e të bien pre e “të pangopurve seksualisht” atëherë fajin e kemi ne vetë që e lejojmë të ndodhë. Ngriji gishtin e mesit atij e të vazhdojë kërkimin ai ,ku ta gjejë më mirë, ose ku ta ketë”, përgjigjet Gaçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat