Pas divorcit me Angelina Jolie, Brad Pitt si duket ka një të dashur të re

Mediale Vip

Pas divorcit me Angelina Jolie, Brad Pitt si duket ka një të dashur të re

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 00:00
Angelina Jolie, Brad Pitt

Me role kryesore në dy nga filmat më të mëdhenj të vitit 2019, “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”, Brad Pitt duket se e ka tejkaluar ndarjen e tij nga ish-gruaja Angelina Jolie.

Aktori 55-vjeçar raportohet se është në një lidhje me 50 vjeçaren Sat Hari Khalsa e cila është një dizajnere e argjendit dhe shëruese holistike.

Një burim i tha US Magazine se ajo është një femër shumë e forte dhe ka një një mendje të bukur gjë që duket se e ka tërhequr yllin holliwood-ian.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2018 në Conservatory of Music Annual Benefit dhe Ankandin e Artit të organizuar nga Red Hot Chili Peppers. Të dy ishin të ulur në të njëjtën tryezë dhe menjëherë filluan të bisedonin.

Për më tepër thuhet se marrëdhënia e tyre nuk është shumë serioze akoma pasiqë Brad nuk është ende i gatshëm për ketë hap. “Sat është shumë e veçantë për të dhe dikush me të cilin kënaqet duke kaluar kohë,”- tha mes të tjerash burimi për US Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat