“Humoristi” që synon të bëhet deputet, del në rrugë të shpërndajë vizitkarta, por s’po i ndalet askush!

Mediale Vip

“Humoristi” që synon të bëhet deputet, del në rrugë të shpërndajë vizitkarta, por s’po i ndalet askush!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:00
Jeton Zogjani

Derisa të tjerët kanë zgjedhur të mbledhin simpatizantët e tyre në lokale të ndryshme, e të bëjnë fushatë zgjedhore duke takuar derë me derë qytetarët, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka zgjedhur një mënyrë tjetër.

Jeton Zogjani, i cili njihet si “Drenicaku” për shkak të rolit të tij në serialin komik “O Sa Mirë”, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se ka dalë në rrugë për të shpërndarë vizitkartat, por që sipas tij nuk po ndalon askush.

“Dola me i shpernda vizitkartat, po s’o ka nalet kerkush”, ka shkruar ai.

E kjo video e tij ka marrë shumë komente qesharake. Sigurisht duke qenë aktor, Jetoni ka zgjedhur një mënyrë kreative për të “grumbulluar” vota, duke synuar një ulëse në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat