Komediani i njohur shpreh publikisht interesin për Kendall Jenner: A kam ndonjë shans me të?

Mediale Vip

Komediani i njohur shpreh publikisht interesin për Kendall Jenner: A kam ndonjë shans me të?

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:06
Kendall Jenner dhe Logan Paul

Komediani i njohur, Logan Paul ka shprehur publikisht interesin ndaj modeles së njohur Kendall Jenner. I ftuar gjatë një emisioni ai ka pyetur një prej të afërmve të familjes ‘Kardashian-Jenner’ nëse kishte ndonjë shans me 23-vjeçaren. Kjo situatë nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të familjes së famshme të cilët janë shprehur se Logan do që ta përdorë Kendall për t’u bërë më i famshëm.
Pavarësisht spekulimeve të shumta, Jenner ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme në rrjetet sociale.
Vetëm disa ditë më parë Kendall arriti të ‘vidhte’ vëmendjen e të gjithëve falë deklaratës së bërë krah motrës së saj, Kim Kardashian në mbrëmjen e çmimeve ‘Emmy Awards’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat