Tha se do hiqte dorë nga muzika për të krijuar familje, pendohet reperja e famshme?

Mediale Vip

Tha se do hiqte dorë nga muzika për të krijuar familje, pendohet reperja e famshme?

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:31
Nicki Minaj

Reperja e famshme, Nicki Minaj deklaroi para disa javësh se do të tërhiqet nga muzika për të krijuar familje..

"Kam vendosur të tërhiqem dhe të qëndroj me familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Ju dua për gjithë jetën", shkroi ajo në Twitter.

Duket se Nicki nuk largohet dot nga muzika. Sot, ajo ka publikuar një këngë të shkurtër ku prezanton bashkëpunimin e saj me firmën Fendi.

"Fendiprints" quhet kënga, për të cilën Nicki thotë se është e preferuara e saj.

Ndërkohë, ajo dhe i dashuri i saj Kenneth Perry po shijojnë lidhjen e dashurisë, por së shpejti mund të bëhen prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat