Është 50 vjeçe, JLo planifikon të bëjë sërish fëmijë

Mediale Vip

Është 50 vjeçe, JLo planifikon të bëjë sërish fëmijë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:38
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez thotë se binjakët e saj do të emocionoheshin nëse do të kishte fëmijë me Alex Rodriguez.

Jennifer Lopez ka folur hapur për zgjerimin e familjes së saj, me të fejuarin Alex Rodriguez, shkruan People.

Gjatë një interviste të dhënë për “Extra TV”, Lopez, 50 vjeçe, tregoi se binjakët e saj Maximilian “Max David dhe Emme Maribel, 11 vjeç, me ish-burrin Marc Anthony, do të emocionoheshin nëse ajo do të kishte një fëmijë me Rodriguez, 44 vjeç.

“Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër,” i tha këngëtarja e hitit “Dinero”, Extra TV. “Ata pëlqejnë të kenë Natasha dhe Ella (vajzat e Alex) në jetën e tyre dhe të kenë dy motra shtesë”.

“Ne me të vërtetë formojmë një familje të bukur të përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen,” shtoi Lopez.

Lopez më parë zbuloi se dëshiron më shumë fëmijë kur u pyet nga Hoda Kotb gjatë një interviste për “SiriusXM” në fillim të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat