Brenda festës së ditëlindjes së Greta Koçit

Mediale Vip

Brenda festës së ditëlindjes së Greta Koçit

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:11
Greta Koçi

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Greta Koçi ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Për të festuar këtë moment të veçantë, ajo ka organizuar një darkë me miqtë dhe të afërmit e saj, në një ambient të dekoruar me mjaft shije. Gjatë kësaj dite nuk kanë munguar urimet e shumta dhe dhuratat duke e kthyer në një ditëlindje vërtetë të veçantë për të. Këngëtarja u shfaq me një fustan të zi të ngushtë që i tregonte mjaft mirë linjat e trupit. Greta ka publikuar disa momente nga ditëlindja e saj, përfshirë këtu edhe disa foto me njerëzit e saj më të dashur. Kujtojmë se Greta së fundmi është e angazhuar me shkollën e saj të muzikës, por nuk harron të sjellë projekte të ndryshme muzikore të cilat kthehen menjëherë në hit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat