1 vit pas martesës, Vilma Masha në pritje të ëmbël

Mediale Vip

1 vit pas martesës, Vilma Masha në pritje të ëmbël

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:13
Vilma Masha

Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë në një ceremoni e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj. Fill pas këtij momenti special, Masha vazhdoi projektet në televizion në platformën ku ka drejtuar prej kohësh disa formate sportive, atë të ‘Digitalb’.

Së fundmi burime për ‘RevistaWho.Com’ kanë zbuluar se 1 vit pas martesës, Vilma është në pritje të ëmbël. Gjinia e fëmijës së moderatores nuk dihet ende, megjithatë këto detaje pritet t’i zbulojë vetë ajo në muajt në vazhdim.

Momentalisht Masha drejton programin ‘Gol pas goli’ në ‘Digitalb’, vijimësinë e të cilit nuk dihet se kush do ta vazhdojë në momentin kur moderatorja do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat