Grupi Metallica ndalon turneun botëror, shkaku do ju befasojë

Mediale Vip

Grupi Metallica ndalon turneun botëror, shkaku do ju befasojë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:01
Metallica

Grupi muzikor Metallica lajmëroi se është detyruar që të ndërpresë turneun botëror, për shkak të varësisë nga alkooli nga ana e këngëtarit James Hetfield.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të grupit, tre pjesëtarët e tjerë shpjegojnë se:

“Vëllai ynë James lufton dhe ka luftuar me varësinë e tij për shumë vite.

Tashmë fatkeqëasisht u detyrua që të rifutet në programin e rehabilitimit për varësinë ndaj alkoolit dhe po punon për shërimin e tij”.

Datat e turneut të shtyra dhe anuluara janë 17 tetori në Australi dhe 2 nëntori në Zelandën e Re, ndërkohë që vijon të jetë e konfirmuar 28 marsi në Amerikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat