Roza Lati prezanton të dashurin: Nuk e tregoj emrin, se e di se do sulen…

Mediale Vip

Roza Lati prezanton të dashurin: Nuk e tregoj emrin, se e di se do sulen…

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:44
Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, është një nga personazhet më të komentuar në media e rrjetet sociale, për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa ka vendosur që të prezantojë të dashurin e saj imagjinar.

Roza ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke darkuar në një restorant. Pranë një karrige bosh, ajo ka vizatuar siluetën e një djali, të cilin e quan të “dashur”.

Fillimisht ajo e postoi foton në “Instastory”, e më pas e publikoi edhe në profil, ku krahas sa shkruante: “Po më pyesin të gjithë për të dashurin tim. Por unë nuk ju them emrin e as tag nuk i bëj, se e di që do sulen kurvat direkt. Këtu në Shqipëri, femrat shumë gjuajnë mashkullin e tjetrës, sesa atë beqarin. Kjo është e trishtueshme”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat