Supersticiozja Meghan Markle mban askesorin 600 eurosh për të mbajtur larg syrin e keq!

Mediale Vip

Supersticiozja Meghan Markle mban askesorin 600 eurosh për të mbajtur larg syrin e keq!

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:27
Meghan Markle

Ndërsa familja e vogël mbretërore ndodhet në turin zyrtar në Afrikën e Jugut, në daljet dhe takimet e saj atje Meghan Markle është parë të mbajë në qafë një varëse të hollë prej ari, në të cilën ndodhet simboli i ‘syrit të djallit’.

Aksesori kushton 450 paund britanik e duket se është një ndër aksesorët e preferuar të Dukeshës së Sussex, që mesa duket është supersticioze dhe kërkon të mbrohet nga ‘zyri i keq’.

Sipas Alemdara, krijuesit të varëses që Meghan mban në qafë, në kulturën otomane një symbol i tillë largon xhelozët dhe energjitë e këqija nga vetja, ndaj dizajneri turk është shprehur tejet i vlerësuar që Dukesha mban aksesorin e krijuar nga ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat