Zbulohet e vërteta e largimit të Fifit nga ‘Shiko kush Luan’

Mediale Vip

Zbulohet e vërteta e largimit të Fifit nga ‘Shiko kush Luan’

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 06:59
Fifi, Luana

Mbrëmjen e sotme ka filluar sezonin e tretë “Shiko kush Luan” në Top Channel. Mes gjithë energjisë së puntatës së parë u vu re mungesa e Fifit si këngëtare e këtij programi. Disa ditë më parë Fifi përmes një fotoje në Instagram tregoi se nuk do të ishte pjesë e “Shiko kush Luan” dhe arsyeja ishte Luana.

U aludua se Luana dhe ajo mund të kenë pasur një zënkë, ose kjo ishte një lojë nga ana e Fifit. E vërteta është zbuluar sonte: Era Rusi është ftuar si këngëtare për natën hapëse, ndërkohë Fifi ka qenë e ftuar. Fifi si pasojë e një incidenti nuk ka mundur që të këndojë, prandaj puntatën e parë ka zgjedhur të jetë lojëtare, jo këngëtare.

Asgjë nuk ka ndryshuar: Fifi mbetet pjesë e “Shiko kush Luan”.

Madje statusi për largimin nga emisioni ishte pjesë e një loje nga ''Shiko Kush Luan''. Fifi thjesht krijoi pak zhurmë para programit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat