Shakira dhe Jennifer gati për Super Bowl, De Snider kundër këtij vendimi

Mediale Vip

Shakira dhe Jennifer gati për Super Bowl, De Snider kundër këtij vendimi

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 08:06
Jennifer Lopez dhe Shakira

De Snider kundër bashkëpunimit të Shakirës dhe Jennifer Lopezit.

Disa ditë më parë u zbulua se Jennifer Lopez dhe Shakira do të performojnë së bashku në datën 2 shkurt 2020. Ato do jenë pjesë e shfaqjes gjatë pushimit të ngjarjes më të ndjekur sportive në Amerikë “Super Bowl” e cila do të mbahet ne Miami.

Mesa duket një artist tjetër nuk është i kënaqur me zgjedhjen e këngëtarëve. Ai do të kishte dëshiruar të ishte zgjedhur dikush tjetër, i cili do të trondiste stadiumin, transmeton lapsi.Ylli Dee Snider ishte tepër i irrituar me zgjedhjen. Në një mesazh në Twitter ai shpjegoi se nuk e kishte për qëllim të ofendojë dy artistet, por thjesht mbante shpresë se një tjetër zhaner muzikor do të vihej në qendër të vëmendjes.

Sipas tij duhet diçka tjetër që të godiste skenën, shembull si “Metallica”, “Guns n Roses”, “Foofighters”. Pas publikimit të lajmit për performancën e dy këngëtareve, reagimet kanë qenë të shumta ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë tepër pozitive e mezi presin ti shohin në skenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat