Artisti Mentor Mushkolaj punon e bën mirë pa u reklamuar

Mediale Vip

Artisti Mentor Mushkolaj punon e bën mirë pa u reklamuar

Nga: M.GJ Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:09
Mentor Mushkolaj

Ai është nga Deçani historik por emigruar në Zvicër ku qoftë në kohën më të vështirë duke rrezikuar shpesh herë jetën e tij e sot në liri gjithmonë gjen kohë të kthehet në vendlindje. Po flasim për këngëtarin e njohur Mentor Mushkolaj që muzikën e mirëfilltë e të bukur shqipe kurrë nuk e largoi që atëherë ku talenti i tij u spikat kur ishte në klasën e pestë të shkollës fillore pasi dhe vinte nga një familje me babain profesor të muzikës dhe nënën mësuese. Mentori e njeh shumë mirë çiftelinë e nuk e karron kurre kohën e vështirë por me plot kulturë dhe art ku ai bënte pjesë në Shoqërinë Kulturore Artistike Jusuf Gërvalla në Deçan, duke nisur më pas të këndote e të kishte shumë ftesa në ahengjet familjare për të vijuar më tej në Zvicër pasionin e tij për muzikën e bukur shqipe.

Por trazirat dhe lufta në atë kohë në Kosovë e shqetësuan mjaft artistin duke marrë pjesë e u rreshtuar në UÇK e ku bie në priten e ushtrisë serbe e ku plagoset rëndë në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, e pas shërimit të tij ai ndihmonte me mjete të tjera, e duke bërë edhe koncerte bamirësie që kurrë nuk i përmendi ku të hollat shkonin sigurt në drejtim të njerëzve në nevojë e që lufta i kishte lënë me pasoja.

Mentori falë artit që kishte këngës u mundua shumë me shumë miq e emra të njohur në atë kohë të organizonte koncerte e ku të hollat i shkonin familjeve që kishin nevojë në Kosove, e deri te ndërtimin e dy shtëpive në Istog e dy në Deçan e një në Novobërd për nevojtarët. Artisti tani ka vendosur ti rikthehet artit të mirëfilltë por natyrisht se gjithmonë duke pasur zemrën e madhe prej humanizmi e ku ne presim tashmë ndonjë projekt të bukur nga ai.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat