Justin dhe Hailey shkëlqejnë në festën e organizuar para dasmës, publikohen pamjet e para

Mediale Vip

Justin dhe Hailey shkëlqejnë në festën e organizuar para dasmës, publikohen pamjet e para

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:07
Justin dhe Hailey

Ditën e sotme Hailey Baldwin dhe Justin Bieber pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë për herë të dytë. Festimet e çiftit dhe familjarëve të tyre kanë nisur dhe mediat e huaja kanë arritur të fotografojnë diçka nga një darkë e organizuar mbrëmjen e djeshme. Festa është mbajtur në Karolinën e Jugut dhe nga hoteli drejt lokalit, Hailey dhe Justin kanë udhëtuar me një varkë të vogël.

“Daily Mail” ka arritur të sigurojë disa foto nga momenti kur çifti kanë mbërritur në kokteilin e organizuar dhe nga imazhet e publikuara shihet se të dy janë veshur shumë thjeshtë. Hailey ka ruajtur origjinalitetin e saj e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, ndërsa Justin është veshur shumë sportiv me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Pak orë para dasmës Justin Bieber i ka dedikuar edhe disa fjalë prindërve të partneres së tij. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shumë viteve më parë, ku ai shfaqet përkrah Hailey-t, prindërve të saj, Stephen e Kenya dhe nënës së tij Pattie Mallette.

Imazhin ai e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Unë dhe gruaja dhe vjehrri me vjehrrën! Faleminderit që lejuat vajzën tuaj të martohej me një njeri të keq si unë”. Hailey dhe Justin u martuan për herë të parë në shtator të 2018-tës dhe dasma që do të mbahet ditën e sotme u shty për rreth 1 vit për shkak të problemeve të Bieber me shëndetin mendor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat