Kur do të të shohim çift? Këngëtarja shqiptare na surprizën me përgjigjen

Mediale Vip

Kur do të të shohim çift? Këngëtarja shqiptare na surprizën me përgjigjen

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:40
Rosela Gjylbegu

Megjithëse ajo i ka munguar tregut muzikor për një kohë të gjatë, të gjithë e njohim si këngëtare të mirënjohur të muzikës së lehtë.

Rosela Gjylbegu nuk është përfolur asnjëherë për një lidhje të mundshme dashurie, kjo sepse mesa duket këngëtarja e ruan me fanatizëm jetëp private.

E ftuar në ‘E Diell’, ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe planeve në të ardhmen.

E pyetur se kur do mund ta shohim çift, Rosela i është përgjigjur me të qeshur se edhe mamaja e saj ja kërkon çdo ditë këtë.

“Mamaja m’a thotë përditë këtë gjë. Kur do rregullohesh edhe ti. Por për momentin nuk ka të reja. Unë dua dikë që të më bëjë të ndjehem mirë dhe të jem vetja”, shprehet ajo.

Artistja përsëri me të qeshur thotë se nuk e le vetëm njeri.

“Nuk më lë njeri vetëm mua, do e marrësh vesh kur të ndodhë. Mund t’a marrësh vesh i fundit por do e marrësh vesh”, shprehet Rosela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat