Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt

Mediale Vip

Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:43
Ricky Martin

Ricky Martin së shpejti do bëhet baba i katër fëmijëve.

Të shtunën, këngëtari 47-vjeçar është shprehur se ai dhe burri i tij, Jwan Yosef, janë duke pritur fëmijët e katërt dhe njoftimin e kanë bërë në Darkën Kombëtare të Fushatës për të Drejtat e Njeriut në Washington DC, ku ai pranoi një çmim për mbrojtjen për të drejtat e LGBTQ dhe përpjekjet e tij filantropike .

“Familja ime është këtu, burri im Jëan, unë të dua, binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu, unë të dua me gjithë zemrën time, ti je forca ime, ti më frymëzon çdo ditë, më motivon mua të vazhdoj të bëj atë që unë jam duke bërë dhe ju djema jeni fëmijë të mahnitshëm. Ju djema jeni të mahnitshëm”, ka thënë mes të tjerash Martin.

Ai shtoi, “Lucia, vajza ime, që nuk është këtu me ne, ajo mbeti në shtëpi me gjyshen, por ajo është gjithashtu drita e jetës sime. Nga rruga, më duhet të njoftoj se jemi shtatzënë. Ne po presim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat