Merr fund romanca, ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott

Mediale Vip

Merr fund romanca, ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:42
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott ‘po bëjnë pushim nga lidhja e tyre’, pas dy vitesh lidhje dhe një vajze së bashku.

Ylli i reality-shout dhe miliarderja, Kylie Jenner është ndarë nga i dashuri i saj, reperi Travis Scott, pas dy vitesh lidhje, shkruan DailyMail.

Sipar TMZ, çifti disa javë më parë vendosën që për momentin të ndahen, pas një periudhe të gjatë përpjekjeje për të rregulluar lidhjen.

22-vjeçarja e filloi romancën e saj me reperin Sicko Mode, 28-vjeç në Coachella në vitin 2017 dhe brenda disa javësh u kuptua se është shtatzënë.

Hera e fundit kur çifti u fotografuan së bashku ishte në premierën e 27 gushtit, të dokumentarit të Travis Scott në Netflix.

Marrëdhënia me reperin është ftohur që nga ajo kohë. Travis nuk ishte me Kylien as në dasmën e Justin dhe Hailey Bieber gjatë fundjavës në Karolinën e Jugut.

Në vend të tij, ajo u shoqërua nga familjarët e tjerë, përfshirë vajzën e saj, Stormi.

Hera e fundit kur Kylie postoi foto si çift me Travis ishte më 10 shtator dhe ishte një imazh i rrallë nga fotosesioni i tyre për Playboy.

Në atë kohë çifti kishin folur edhe për jetën e tyre seksuale.

“Shumë njerëz pretendojnë se të kesh një fëmijë mund të dëmtojë jetën tënde seksuale, por unë ndjehem si kjo është e kundërta e përvojës sonë”, tha Travis në intervistën e tyre në Playboy.

“Po, unë ndjehem sikur ne kemi vërtetuar se thashethemet janë të gabuara,” tha Kylie.

Sipas “TMZ” lidhja e tyre mund të jetë në harresë, por dyshja mbeten të përkushtuar bashkë për vajzën e tyre, Stormi.

“The Blast” raporton se çifti kanë rënë dakord që kujdestarinë e fëmijës së tyre ta kenë 50/50.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat