E lodhur dhe e zbehtë por gati! Marina po rikthehet në ekran - Bota Sot
E lodhur dhe e zbehtë por gati! Marina po rikthehet në ekran

Mediale Vip

E lodhur dhe e zbehtë por gati! Marina po rikthehet në ekran

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 22:50
Marina Vjollca

Pas një pauze gati dy vjeçare, Marina Vjollca po rikthehet në ekran.

Prezantuesja e njohur e cila programin e fundit e ka ‘C’est la vie’ nisë programin e ri me datë 5 Tetor me fillim nga ora 21:00.

‘Klanifornia’ duket të jetë gati dhe stafi i programit të ristrukturuar humoristik është në provat e fundit.

Marina është shfaqur në rrjete sociale e zbehtë dhe e lodhur gjatë provave të programit më të ri të humorit i cili xhirohet të Premten dhe transmetohet të Shtunave në prime-time.

Krahas skeqeve të humorit, ‘Klanifornia’ do ketë të përfshirë edhe pjesën e muzikës dhe intervistave.

Çdo gjë po finalizohet drejt startit në fashën e orarit ku Marina do ta ketë rivale të drejtpërdrejtë motrën e saj Luanën e cila ka trumbetuar në vazhdimësi ‘thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë’ dhe ‘triumfimin’ mbi konkurencën.

Se a do të vazhdojë të jetë gara kaq e ashpër edhe në këtë realitet të ri, kjo mbetet të shihet.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...