Delinda Disha merr dhe bashkëshortin në “Klanifornia”, ja ‘roli’ i tij

Mediale Vip

Delinda Disha merr dhe bashkëshortin në “Klanifornia”, ja ‘roli’ i tij

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 06:27
Delinda dhe Eldo Disha

Ajo, për sezone me rradhë ra shumë në sy me rolet e saj në ‘Portokalli’. Aktorja e talentuar Delinda Disha, e konfirmoi pak kohë më parë që do të largohej nga spektakli i humorit për t’u bashkuar në një tjetër show humoristik, ‘Klanifornia’, i cili do të transmetohet çdo të shtunë.

Por ajo që nuk dinim deri tani është që aktorja do të bëjë pjesë të spektaklit edhe bashkëshortin e saj, Eldo Dishën.

Këto lajme janë konfirmuar nga vetë Delinda në një postim në “Instagram”. Eldo nuk është aktor por kostumograf dhe do të bashkëpunojë me ‘Klanifornia’ pikërisht në këtë pozicion.

Image

“Shihemi në “Klanifornia”. Super kostume”- shkruan aktorja në foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat