Sabri Fejzullahu me dedikim emocional pasi u bë sërish gjysh

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu me dedikim emocional pasi u bë sërish gjysh

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:53
Sabri Fejzullahu

Këngëtari shumë i njohur për publikun, Sabri Fejzullahu, duket se është emocionuar tej mase me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt të djalit të tij, Ermalit, dhe nuses, Arianës.

Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një portret familjar të Ermalit, ku shfaqet bashkë me gruan dhe katër fëmijë e tyre tashmë.

Në mbishkrimin e fotografisë, Sabriu nuk i ka mbajtur dot emocionet, duke shkruar disa fjalë zemre për mbesën e tij të sapo-ardhur në jetë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

O Zot i madh sa te lumtur jemi Nera e Une me Juve. Mire se na erdhe ne jete o shpirti yne Ana,Qofsh e lumture perjete❤️

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

“O Zot i madh sa të lumtur jemi Nera e unë me juve. Mirë se na erdhe në jetë o shpirti ynë Ana. Qofsh e lumtur përjetë”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në Instagram.

Përndryshe, të njëjtën fotografi së fundmi e publikuan në rrjetet sociale edhe Ermali me Arianën, duke treguar se sa të lumtur ndjehen që familja e tyre u shtua.

Babë e bir, Sabri dhe Ermal Fejzullahu kanë pasur gjithnjë sukses në rrugëtimin e tyre muzikor në estradën shqiptare, duke sjell hite të shumta ndër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat