Katy Perry dhe Orlando Bloom drejt altarit, në dhjetor dasma

Mediale Vip

Katy Perry dhe Orlando Bloom drejt altarit, në dhjetor dasma

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:45
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom u fejuan më 14 shkurt të këtij viti, në Ditën e Shën Valentinit.

Dhe duket se çifti nuk do presë gjatë për martesën e tyre.

Raportohet se këngëtarja dhe aktori po mendojnë të martohen në fund të vitit.

Çifti i famshëm do shkojë drejt altarit në muajin dhjetor.

Katy konfirmoi fejesën me 42-vjeçarin me anë të postimeve në rrjetet sociale duke treguar edhe unazën që i propozoi aktori.

Bloom dhe 34-vjeçarja mbajtën një ceremoni private mes njerëzve të afërt dhe të dashur për të festuar fejesën e tyre.

Ata u lidhën në vitin 2016 dhe u ndanë një vit më pas. Por çifti u ribashkua në vitin 2018 dhe tashmë duan ta çojnë marrëdhënien e tyre në një hap tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat